Largimi i drejtoreshës së QSUT, Hoti: Qeveria kërkon fajtor për të shpëtuar nga përgjegjësia

Nga A2 CNN
5 Qershor 2026, 15:36 | Politikë

Largimi nga detyra i drejtoreshës së QSUT për Partinë Demokratike është një lëvizje e qeverisë për të mbuluar dështimet në shëndetësi. Në një deklaratë për mediat, deputeti Kliti Hoti, tha se problemet në sistemin shëndetësor nuk mbulohen me largime titullarësh dhe as me propagandë.

“Pak ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë shkarkoi në heshtje drejtuesen e QSUT. Si zakonisht, qeveria kërkoi një fajtor të radhës për të shpëtuar veten nga përgjegjësia. Por problemi i shëndetësisë shqiptare nuk është një drejtor, një shef shërbimi apo një administrator. Problemi është një qeveri që pas 13 vitesh në pushtet vazhdon të prodhojë skandale, mungesa dhe dështime, ndërsa përpiqet t'i mbulojë ato me propagandë”, tha ai, përcjell A2 CNN.

“Shëndetësia nuk matet me udhëtimet qe bën ministrja neper bote apo me postimet ne Facebook. Ky sistem po humb mjeket, me 600 profesioniste te larguar vetëm ne tre vitet e fundit, sepse qeveria ka zgjedhur te investoje ne beton, fasada dhe tendera klienteliste, duke harruar njerëzit. Ky është realiteti me të cilin përballeni çdo ditë. Sepse llogaridhënia institucionale nuk mund të zëvendësohet me propagandë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos