Ishte prishur kamioni, vdesin 50 persona nga etja në shkretëtirën e Saharasë

Nga Xhevahir Qardaku
5 Qershor 2026, 15:55 | Bota

Rreth 50 persona kanë vdekur nga etja në një zonë të largët të Saharasë në Niger, pasi kamioni me të cilin po udhëtonin u prish dhe mbetën të bllokuar.

Autoritetet thanë se grupi po kthehej nga Mali, ku kishte marrë pjesë në një festë fetare, kur u përball me mungesë totale uji rreth 80 kilometra larg pikës kufitare të Assamaka. Vetëm dy persona arritën të mbijetojnë pasi ecën në këmbë nëpër shkretëtirë për të kërkuar ndihmë.

Sipas guvernatorit të rajonit të Agadezit, kushtet ekstreme dhe mungesa e furnizimeve e bënë të pamundur mbijetesën. Viktimat u gjetën të pajetë nën dhe përreth kamionit të ndaluar në mes të shkretëtirës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos