Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në emër të 37 deputetëve opozitarë, depozitoi këtë të premte një padi në kushtetuese për ligjin e Akademisë së Shkencave.
Sipas Zhupës, ligji i ri për Akademinë e Shkencave është “i qepur me porosi” për Skënder Gjinushin dhe shkel parimin kushtetues të barazisë.
“Ky ligj u bë për të dhunuar Akademizmin. Është një ligj antikushtetues pasi ka shkelje flagrante. Është një ligj që grupe të caktuara në PS duan të arrijnë, pasi të mbarojnë karrierën si deputet të kalojnë në një pension luksi në Akademinë e Shkencave”, tha Zhupa. (A2 Televizion)