Masa e sigurisë për Ilir Beqajn, Berisha: Ish-ministri, thjesht një vegël e Edi Ramës

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2023, 19:21 | Politikë

Masa e sigurisë për Ilir Beqajn, Berisha: Ish-ministri, thjesht

Kreu i Rithemelimit ka vijuar turin e takimeve jashtë Tiranës. Këtë të premte, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me anëtarë dhe simpatizantë në qytetin e Lushnjës ku ndër të tjera komentoi edhe zhvillimet e fundit në drejtësi.

Ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqja, të cilit GJKKO i ka ndaluar daljen jashtë shtetit për shkak të hetimeve që po bëhet për koncensionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, Berisha e cilësoi një shërbëtor të kryeministrit Edi Rama.

Ju dëgjuat sot, se kërkoi vendosjen e masës së sigurisë nga Beqjes. Po çfarë është Beqja thoni ju? Beqja është thjesht një vegël e Edi Ramës. A ju kujtohet ju të gjithëve se kush dilte nga televizioni në televizion me një gërshërë bisht thyer dhe një pincë me një krah. Nuk dilte Beqja, ai është hajdut, por nuk dilte ai. Nuk dilte asnjë njeri tjetër. Dilte Edi Rama. Kalonte nga studio në studio dhe ju thoshte ju; ja me se operoheshit. Nuk është budalla. Ai e dinte se gërshëra me një krah nuk pret, se pinca e thyer nuk kap. Po ai donte të krijonte imazhe të tilla për të mbuluar vjedhjen e tmerrshme të tij me sterilizimin, me të cilat ai rriti jo 1, 3 apo 5 herë, çmimin e sterilizimit. 83 herë u rrit çmimi i sterilizimit, duke marrë në sipërmarrjen e një mjeku, atë që kishte një ndërmarrje muratori, aparaturat ultramoderne të shtetit për sterilizim, lokalet e reja të shtetit për sterilizimin dhe i sterilizonte ato 83 herë me çmim më të lartë.

Kreu i grupit të Rithemelimit akuzoi sërish drejtësinë se është në drejtimin e plotë të kryeministrit Rama për të cilin tha se sot qëndron mbi ligjin dhe Kushtetutën.

Ndërsa, duke u kthyer te aksioni i opozitës, Berisha përsëriti se deputetëve të opozitës po u mohohen të drejtat teksa shtoi se ligjvënësit demokratë do të vijojnë misionin e nisur në emër të qytetarëve.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni