Një qëndrese pa kthim e konsideron Sali Berisha aksionin e deputetëve opozitar në seancën e radhës plenare, teksa pritet miratimi i buxhetit.
Në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së grupit, Berisha u shpreh se kjo bëhet si përgjigje ndaj të drejtave të mohuara të opozitës.
“Deputetët e PS-së mund ta quajnë të miratuar buxhetin, pa votim fare. Se nuk kanë nevojë për votim ata, janë futur në zoom, klandestinitet. Nuk njohin ata asnjë rregull. E rëndësishme është se shqiptarët do të shohin ditën e hënë qëndresën e fuqishme të përfaqësuesve të opozitës, për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar në parlament. Betejë pa kthim. Ju lutem, ndiqni dhe do ti mësoni live të gjitha aspektet e saj.” (A2 Televizion)