Meta analizon buxhetin: Klientelist e korruptiv, jo në ndihmë të shtresave në nevojë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2023, 15:48 | Politikë

Pak ditë para miratimit në Parlament, kreu i PL Ilir Meta e ka cilësuar p/buxhetin e qeverisë për vitin 2024 si korruptiv dhe klientelist. Sipas tij paratë e shtetit nuk do të shkojnë në ndihmë të shtresave në nevojë.

“Buxheti nga fillimi në fund është klientelist që ka interes kryesor korrupsionin qeveritar. Ky buxhet siç e kemi theksuar në sektorë të ndryshëm ul shpenzimet sociale. Nuk ka rritje për pagesat e papunësisë. Fondi për rritjen e pensioneve do të jetë vetëm 2.1 % e fondit total të Sigurimeve Shoqërore që nuk realizon as indeksimin për nivelin e inflacionit. Asnjë fond nuk parashikohet për mbështetjen e shtresave më të varfra nga rritja e mëtejshme e çmimeve në vitin 2024.

Ndërkohë, shpenzimet për financimin e PPP-ve të koncesioneve do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm me 10% ose me 136 milionë euro. Ndërkohë që shumica e tyre janë nën hetim. Në mënyrë të veçantë do të theksoja financimin e bujqësisë i cili është skandaloz pasi përkeqësohet duke u tkurrur nga 0.7% të PBB në 0.6% të tij dhe duke mbetur të fundit në rajon edhe për subvencionet. Gjithashtu në lidhje me këtë situatë, dua të nënvizoj edhe rrezikun ndaj financave të konsumatorit shqiptar që përbën rritja e çmimeve gati dyshifrore të prodhimeve bujqësore. Këto muajt kanë qenë shqetësuese pasi kjo rritje dyshifrore që ka pësuar pothuajse çdo produkt bujqësor, fruta dhe perime janë në qendër të shqetësimeve të konsumatorëve  e sidomos të pensionistëve për pamundësinë e blerjes së tyre.

një tjetër rrezik potencial për ekonominë tonë, ky i zhvlerësimit të monedhës europianë në raport me lekun. Euro për 15 ditë me radhë vijon të jetë në pozita zhvlerësuese duke rënë me 11% në krahasim me një vit më parë. Zhvlerësimi i euros është në të njëjtat nivele me periudhën korrik-gusht kur ishte edhe fluksi i turizmit. Mirë atëherë kishte fluks nga turistët, po sot cila është arsyeja? Asnjë arsye tjetër, përveç interesit të qeverisë për pastrimin e parave të pista.

Shqipëria renditet vendi më i shtrenjtë në rajon edhe pse është një vend prodhues i naftës dhe një ndër 7 vendet më të shtrenjta në Europë për çmimin e naftës”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni