Pyetjes së A2CNN se pse disa deputetë të PD-së kanë hyrë në mbledhjet online të komisioneve parlamentare, Sali Berisha u përgjigj se ata kanë vepruar në emër të grupit me një qëllim të caktuar, por pa e bërë publik atë.
“Ata që kanë marrë pjesë për krijimin e kuorumit nuk kanë asgjë të përbashkët me opozitën. Këta kanë shkuar të programuar, nuk kanë shkuar për kuorumin, kanë shkuar me qëllim tjetër. Se cili ishte qëllimi merr filmimet dhe më thuaj mua. E pra, i kanë detyruar të futen online. Kanë shkuar fizikisht, pala tjetër është futur online. I kanë shtyrë në klandestinitet. Ata kanë shkuar në emër të grupit. Ata që kanë shkuar për të bërë kuorumin janë shtojca, punë e atyre. Nuk bëhemi xhandarë të askujt.”