Miratohet amnistia, socialistët pritën kthimin e Ramës nga Roma për votën e 84

Nga Indrit Maraku
19 Qershor 2026, 10:29 | Politikë

Amnistia penale u votua me 84 vota për t’ju dhënë mundësinë që të lirohen të dënuarit që kanë marrë vendim të formës së prerë deri në 31 maji 2025.

Për shkak të mungesave dhe largimit nga grupi të deputetes së Shkodrës, socialistët hasen në vështirësi për të bërë shumicën e cilësuar, pasi demokratët vendosen të mos e miratonin.

Të majtët pritën disa orë deri sa arritën të bënin votat e mjaftueshme. Me mbërritjen e Ramës rinisi edhe seanca dhe amnistia u miratua.

Protesta e qytetarëve ka çoroditur jo pak politikën shqiptare, saqë edhe këtë të enjte rrezikoi miratimin e amnistisë, për shkak se PD kërkoi ndryshimin e rendit të ditës për të diskutuar vetëm kërkesat e bulevardit.  Mazhoranca e rrëzoi me votë.

Edhe pse nuk e duan në protestë, Sali Berisha donte të përfaqësonte zërin e tyre në Parlament, duke I dhënë Kryeministrit Edi Rama dy mundësi.

Socialistët nuk e pranuan Berishën që t’i jepte jehonë protestës në Parlament, por i kërkuan të kryejë një sfidë.

Gjithashtu Berisha akuzoi Vlora Hysenin e SHISH që po përdor agjentë serbë për të kontrolluar protestën.

Kryetari i PD nuk u ndal me kaq, por u mor me “udhëtarët” e Arubës, duke e vënë socialistin Damian Gjiknuri  të betohet mbi Bibël.

As bibla dhe kushtetuta nuk I ndaluan palët që të gjenin konsensus, por edhe njëherë rikthyen bllokimin e foltores. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos