Noka gjuan me flakadanë drejt Nikollës, përjashtohet nga seanca

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 10:20 | Politikë

Tymi, flakët dhe përplasjet fizike kanë qenë, këtë të hënë, panorama e seancës së radhës plenare në Kuvend.

Pas konfrontimeve me oficerët e Gardës, të cilët ia bën të vështirë hyrjen në sallë pasi kishte në xhep një flakadan, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, u bë protagonist në nisje të seancës.

Noka ndezi disa flakadanë dhe në një video shihet duke hedhur një prej tyre në drejtim të kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Kjo e fundit më pas, vendosi të përjashtojë deputetin demokrat, por Noka nuk ka pranuar që të largohet nga salla.

Nikolla ia kujtoi dy herë këtë vendim, por Noka edhe pse i përjashtuar ka qëndruar në sallë dhe u ka vënë zjarrin disa letrave që ndodheshin mbi tavolinat e ligjvënësve demokratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos