Protesta e 20 shkurtit, Rithemelimi mbledh sërish Këshillin Kombëtar

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2024, 22:27 | Politikë

Protesta e 20 shkurtit, Rithemelimi mbledh sërish Këshillin

Partia Demokratike e Rithemelimit do të mbledhë sërish Këshillin Kombëtar.

Në mbledhjen e dytë pa prezencën e kryetarit të tyre Sali Berisha dhe të dytën brenda një jave, pritet që të diskutohet mbi situatën politike në vend dhe protestën e 20 shkurtit.

Mbledhja është planifikuar të zhvillohet më 10 shkurt, në orën 16:30.

Është ende e paqartë nëse do t’i bashkohet kësaj mbledhje, Gazment Bardhi dhe grupi i tij i deputetëve, të cilët për herë të parë pas 2 vitesh iu bashkuan një proteste të thirrur nga Rithemelimi, të hënën e 5 shkurtit.

Mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar të PD-së së Rithemelimit, u zhvillua para mbajtjes së protestës përpara parlamentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos