Protestat e opozitës, Kejdi Mehmetaj 'kërcënon' Gentian Gabën në studio: E zgjidhim ndryshe

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2024, 21:47 | Politikë

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj dhe analisti Gentian Gabaj janë përplasur ashpër në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, teksa po diskutohej çështja e protestave të opozitës, të cilësuara si lëvizje të mosbindjes civile.

Mehmetaj ka ngritur zërin në drejtim të Gabajt, i cili u shpreh se ish-deputetja nuk është opozitë dhe se ata që pretendojnë se janë të tillë në Shqipëri po privojnë shoqërinë civile apo forca të tjera politike që thërrasin protesta për çështje të ndryshme që shqetësojnë qytetarët nga të bërit opozitë në vend.

Debati mes tyre agravoi deri në pikën sa Mehmetaj iu drejtua Gabajt duke i thënë se çështjen mund ta zgjidhin edhe ndryshe mes tyre, ndërkohë që kritika patën mes veti edhe për bindjet e tyre politike, duke marrë parasysh faktin se analisti njihet si mbështetës i Lulzim Bashës.

DEBATI në “Off the Record”:

Mehmetaj: Për çështjen e protestave, më duket shumë abuzive pjesa që i bëhet opozitë, opozitës për gjëra për arsye, se le të na bëhet opozitë s’ka asnjë problem.

Gaba: Po s’je opozitë moj, çfarë të bëjmë opozitë? Të bëjmë opozitë, ça opozite është kjo? Ky termi që po i bëhet opozitë, opozitës është i tmerrshëm. Po nuk është me tapi e dashur, ti bësh opozitë, opozitës është e turpshme se opozitë është ky. Po jo se kjo është retorikë e vjetër.

Mehmetaj: Më fal tani. Më lër. Dëgjo se edhe njëherë të lashë. Nëse ke dëshirë të flasim mbi njëri-tjetrin kam më shumë eksperiencë se ju. Mbarove, nuk të ndërpreva asnjë sekondë. Tani mbaj vendin tënd, ose e zgjidhim ndryshe këtë panel.

Gaba: Po ç’është kjo kështu, me tapi opozita. Privatizim.

Mehmetaj: Pra, të lutem, kur fole nuk të ndërhyra se është çështje respekti për ata që na ndjekin jo për ju. Tani më lër të mbaroj dhe po s’të pëlqeu dëgjoje.

Gaba: Po, jo se po më përkufizon mua...

Mehmetaj: Po ty po të përkufizoj dhe këdo tjetër që bën të njëjtin rol. Në gjykimin tim është shumë mirë që në këtë vend të ketë sa më shumë njerëz që angazhohen me politikë dhe marrin kurajon të bëjnë politikë në këtë vend, se të bësh politikë me bandat e Shkodrës, të Durrësit, të Fierit....

Gaba: Po s’po ta mohon njeri këtë, është shumë e drejtë kjo...

Mehmetaj: Çfarë problemi ke tani se s’po të kuptoj. Le të dalin të organizohen, të flasin se sa më shumë organizim politik të ketë në këtë vend aq më afër do jemi me zgjidhjen e problemeve madhore. Por që tani, më fal se atë opozitën tënde s’ta konsideroj fare se e kam kaluar.

Gaba: Po, normal!

Mehmetaj:  E kam kaluar, e kam jetuar, kam protestuar, jam lënë në rrugë nja 20 herë nga kryetari i asaj opozite që po përfaqëson. Po normal se ka qenë mandati im që u dogj atje...

Gaba: Ty mandatin e nderuar ta ka djeg partia jote se partia jote mori një person me 300 vota dhe të nxori jashtë ty që gjoja promovoni rininë.

Mehmetaj: Mandatin tim ma dogji Lulzim Basha që vinte me filozofitë e Planit Marshall të Gjermanisë dhe planin nuk e di se çfarë të Amerikës dhe gënjente nga ai pari tek i fundit. Por këtë e kanë parë qytetarët, e kanë votuar, e kanë shpjeguar dhe besoj se do ta japin dhe në vazhdim ndaj me atë kontekst nuk merrem fare.

Gaba: Po pra, po!

Mehmetaj: Por që të ngrihet çështja që në këtë vend nuk duhet protestuar për opozitën nuk ka asnjë problem. Të dalin qytetarët të protestojnë për çfarëdolloj kauze që u bën sens atyre. Fakti që opozita proteston dhe kërkon, e thërret në protestë nuk do të thotë se pengohet ndonjë protestë tjetër që zhvillohet, përkundrazi mbështet masivisht çdo kauzë. Opozita ka hallin e qytetarëve se politika nuk bëhet për individin, por për qytetarët që na votojnë.

Gaba: Ashtu është o xhan ashtu...

Mehmetaj: Po kështu është patjetër. Po s’folëm për hallet e tyre çfarë pune jemi duke bërë. Ne flasim për atë që është e përbashkëta dhe që duhet zgjidhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos