Demokratët organizuan një marshim protestë në Shkodër si reagim ndaj masakrës së 30 tetorit ku mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër i plagosur rëndë.
Deputetët opozitarë nënvizuan se gjendja kriminale në vend është dëshmi e nevojës së një qeverie teknike për të çuar vendin në zgjedhje.
“Qytetnimi asht ma i fortë se krimi!” Me këtë parullë demokratët marshuan në qendër të Shkodrës si reagim kundër ngjarjes kriminale ku mbetën të vrarë tre persona.
Në krye të qytetarëve ishim deputetët demokratë të cilët e konsideruan ngjarjen e 30 tetorit si të paralajmëruar, por nuk u parandalua duke shkaktuar terror në Shkodër.
Mbyllja e protestës u shoqërua me mesazhin politik, ku opozita deklaroi se Rama nuk mund të mbajë pushtetin me anë të krimit
Kjo ishte protesta e tretë, si pjesë e aksionit të 'mosbindjes civile' të nisur nga demokratët pas arrestimit të Ervin Salianjit. (A2 Televizion)