
Seanca e fundit e Kuvendit ditën e sotme shoqërohet me një tjetër protestë qytetare përpara godinës së Parlamentit.
Grumbullimi i së hënës shënon edhe ditën e 58 të protestës dhe pritet që ashtu si në protestën e 23 korrikut, masat e sigurisë të jenë të shtuara, shkruan A2.
Zona përreth Parlamentit është rrethuar nga policia me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës.
(A2 Televizion)