
“Sot fresk dhe shi, por nga nesër e në vijim do të jetë javë me diell dhe e nxehtë”.
Kështu u shpreh meteorologia Tanja Porja në “Dita Jonë” në A2CNN.
“Nesër temperaturat do të rriten me 4 gradë dhe do të ketë diell në të gjithë territorin e vendit. Nga e marta deri të shtunën, mundësia për reshje është thuajse zero. Të martën pritet një temperaturë maksimale 36 gradë Celcius, nga e mërkura dhe në vijim kemi rritje të mëtejshme, deri në 39-40 gradë”, theksoi Porja. (A2 Televizion)