Eksperti ngre alarmin: Turizmi në Shqipëri në rënie, Greqia dhe Italia me rekord vizitorësh

Nga A2 CNN
26 Korrik 2026, 21:23 | Aktualitet

Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Zak Topuzi, i ftuar në emisionin "Terminal" me Aurora Sulçen, u shpreh se turizmi në Shqipëri po shfaq shenja ngadalësimi, ndërsa vendet fqinje si Greqia dhe Italia po përjetojnë një sezon me rritje rekord të vizitorëve

Ai tha se shqetësimi është ngritur edhe nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë konstatuar ulje të kërkesës për kryeqytetin shqiptar.

"Para katër ose pesë ditësh përfaqësuesja e Booking që na mbulon rajonin më telefonoi e shqetësuar dhe më tha se Tirana ka një rënie me dy shifra krahasuar me vitin e kaluar. Diçka po ndodh."

Duke krahasuar situatën me vendet e tjera të rajonit, Topuzi tha se Greqia ka regjistruar një rritje prej 47% të turistëve, ndërsa Italia 27%, ndërsa Shqipëria po përballet me një ngadalësim të ndjeshëm.

"Greqia ka një bum prej 47%, ndërsa Italia 27%. Trendi në Europë është në rritje, ndërsa fakti që Shqipëria po ndalet tregon se ka diçka që nuk po funksionon." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos