Izraeli: Vritet komandanti i Hamasit përgjegjës për programin e dronëve në Gaza

Nga A2 CNN
26 Korrik 2026, 19:40 | Bota

Izraeli: Vritet komandanti i Hamasit përgjegjës për programin e

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit gjatë një sulmi të kryer të shtunën në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Sipas ushtrisë izraelite, objektivi i sulmit ishte Hamam Eid, i cili identifikohet si përgjegjës për prodhimin dhe zhvillimin e dronëve të Hamasit.

Autoritetet izraelite e akuzojnë Eid se kohët e fundit kishte tentuar të rindërtonte kapacitetet ajrore të Hamasit, veprim që, sipas tyre, përbën shkelje të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në tetor.

Marrëveshja parashikonte tërheqjen graduale të forcave izraelite nga Gaza dhe çarmatimin e verifikueshëm të Hamasit. Megjithatë, zbatimi i saj ka mbetur kryesisht i bllokuar.

Ndërkohë, Izraeli ka vijuar me sulme pothuajse të përditshme në të gjithë Rripin e Gazës, duke zgjeruar njëkohësisht kontrollin ushtarak mbi disa zona të territorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos