
Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Paris me ftesë zyrtare të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në "Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve", një takim ky i rëndësishëm i fokusuar në mbështetjen ndaj Ukrainës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me foto përkrah presidentit francez, Rama shkruan në rrjetet sociale: “Paris, Francë-Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve, në mbështetje të Ukrainës dhe në vigjilje të Paradës së Madhe Ushtarake të 14 Korrikut".




(A2 Televizion)