Rama për protestat për Zvërnecin: Debati u kthye në një ciklon dixhital me përmasa të ekzagjeruara

Nga A2 CNN
20 Qershor 2026, 11:33 | Politikë

Rama për protestat për Zvërnecin: Debati u kthye në një

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave, është ndalur sërish te protestat lidhur me projektin në zonën e Zvërnecit.

Në fjalën e tij, Rama ka deklaruar se vendi është përfshirë në një valë reagimesh dhe diskutimesh që, sipas tij, kanë marrë përmasa të mëdha në rrjetet sociale dhe në opinionin publik, duke e cilësuar situatën si një “ciklon dixhital” që ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë.

 “Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital. Një vorbull më e madhe sesa përmasat e vendit tonë…,” tha Rama, 

 “Befas Zvërneci u bë kërthiza e botës, ku po vendosej fati i ngrohjes globale… Bota shqiptare u njehsua me histerinë e kanaleve sociale,” u shpreh Rama, duke ironizuar reagimet ndaj projektit dhe protestave që e kanë shoqëruar atë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos