Pastrimi i parave, ekspertët tregojnë ku duhet ndërhyrje në legjislacion

Nga Indrit Maraku
19 Qershor 2026, 18:00 | Politikë

Dënimi i pastrimit të parave si vepër penale nuk duhet të ndalet vetëm te burgimi, por nevojitet shoqërimi me sanksione financiare.

Kjo ishte thirrja e Gjyqtarit të Posaçëm, Florjan Kalaja, gjatë një konference të organizuar në Tiranë, në kuadër të luftës ndaj këtij fenomeni.

Gledis Nano, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe ish-kreu i Antiterrorit shpjegoi jo vetëm kompleksitetin e hetimeve për vepra të tilla, por edhe ndërlidhjen shpesh të ngushtë me aktivitetet terroriste.

Pjesëmarrës mes të tjerësh ishin edhe ekspertë italianë të fushës së drejtësisë, që ofruan eksperiencën e vendit fqinj në luftën kundër pastrimit të parave.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos