Mazhoranca në Komisionin për Mbikqyrjen Institucionale, i rikujtoi ministres për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, disa problematika që vijojnë të mos gjejnë zgjidhje.
Ministrja Adea Pirdeni shfrytëzoi mundësinë për t’i treguar kryetarit të Komisionit, Fatmir Xhafaj, si duhet të funksionojë llogaridhënia e institucioneve të pavarura, sipas partnerëve ndërkombëtarë.
I vetmi opozitar në mbledhje ishte ish-gjyqtari Gjin Gjoni, që ngriti shqetësimin për nivelin e korrupsionit, referuar raporteve të institucioneve dhe organizmave ndërkombëtarë.
Ministrja Pirdeni njoftoi se në shtator qeveria do t’i dërgojë Parlamentit projektligjin e ri për statusin e nëpunësit civil, për të cilin po punohet me europianët. (A2 Televizion)