
Në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur tensionet brenda Partisë Laburiste, mes thirrjeve për ndryshim lidershipi dhe sinjaleve për përçarje në qeveri.
Sipas mediave britanike, përfshirë Financial Times, ministrja e Transportit Heidi Alexander i ka kërkuar kryeministrit Keir Starmer të përcaktojë një afat kohor për dorëheqjen e tij, duke argumentuar se një tranzicion i rregullt do të ishte në interes të vendit dhe partisë.
Ndërkohë, rikthimi i Andy Burnham në skenën politike dhe fitorja e tij në zgjedhjet e pjesshme në Makerfield kanë shtuar spekulimet për një garë të mundshme për lidership brenda Laburistëve. Ai ka theksuar nevojën për ndryshime politike, duke deklaruar se vendi ndodhet në një moment vendimtar.
Zona e Makerfield, e njohur si një bastion tradicional punëtor mes Mançesterit dhe Liverpulit, është parë si një test i rëndësishëm për forcën e Laburistëve. Ndërkohë, kryeministri Starmer ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga detyra dhe se do të vijojë mandatin e tij.
Tensionet e brendshme janë reflektuar edhe në deklarata anonime nga zyrtarë qeveritarë, të cilët flasin për pakënaqësi në rritje dhe mundësi dorëheqjesh, ndërsa situata politike mbetet e paqartë. (A2 Televizion)