
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Fier–Lushnjë, në vendin e njohur si Vajkan.
Sipas burimeve policore, një i ri rreth 35 vjeç ka humbur jetën pasi motori me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga. Përplasja ka rezultuar fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit të mjetit, shkruan A2CNN.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi A. S., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, 34-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)