
Kryeministri Edi Rama pritet nga momenti në moment të mbërrijë në Pallatin e Kulturës “Labëria” në Vlorë, aty ku do të zhvillojë një takim me banorët e Zvërnecit.
Ndërkohë, territori është rrethuar me forca të shumta sigurie.
Në hyrje të sallës ku po zhvillohet takimi ndodhet një detektor metali që kontrollon banorët e zonës që hyjnë brenda.
Takimi pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave lokale. (A2 Televizion)