Dy kërkesat e demokratëve për mocion me debat lidhur me rezolutën e Parlamentit Europian dhe kërkesat e protestuesve, nuk u pranuan nga mazhoranca në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Demokratët besojnë se shumica parlamentare gjen preteks për të shmangur vëmendjen nga problemet që kanë nxjerrë qytetarët në protestë.
Taulant Balla shpjegoi përse kërkesa e protestuesve për të kufizuar në vetëm dy mandate pushtetin e një Kryeministri, nuk gjen mbështetjen e PS. Por Balla ftoi demokratët të sfidojnë pushtetin e Edi Ramës me një mocion mosbesimi, opsion për të cilin mori përgjigje nga Gazment Bardhi.
Krerët e dy grupeve më të mëdha parlamentare, folën dhe për përfshirjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-luftëtarëve të saj, në debatin për protestën. Në mungesë të dakordësisë në Konferencën e Kryetarëve, kërkesat e opozitës do të kalojnë për votim në seancë plenare. (A2 Televizion)