"Së shpejti një qendër gazi natyror në Vlorë", Rama në Azerbajxhan: Epokë e re bashkëpunimi mes dy vendeve

Nga A2 CNN
1 Mars 2024, 11:11 | Politikë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Baku, Azerbajxhan si i ftuar nderi i Presidentit Ilham Alijev, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, si edhe për të diskutuar për ecurinë e projekteve të përbashkëta në fushën e energjisë

Ndër të tjera në fjalën e tij në këtë samit, Kryeministri Rama deklaroi nga Baku se qeveria synon që të ndërtojë një qendër të gazit natyror në Vlorë. Ai foli gjithashtu për një epokë të re dhe të bashkëpunimit me Azerbajxhanit.

“Synojmë që të ndërtojë një qendër të gazit natyror në Vlorë”, tha Rama.

Më parë Rama u shpreh synimet janë që furnizimi i Europës me gazin rus të zërohet, ndërsa shtoi se korridori jugor i gazit e ka bërë më të fortë Bashkimin Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos