“Territorialja ka përfunduar”, gazetarja jep lajmin: Numri i bashkive caktohet në shtator

Nga A2 CNN
16 Korrik 2026, 12:52 | Politikë

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale ka përfunduar mandatin pa konsensus, pas bojkotit të opozitës. Partia Socialiste nuk pranoi shtyrjen e afatit dhe pritet që më 23 korrik të paraqesë raportin përfundimtar dhe qasjen e saj për ndarjen e re territoriale. Në një lidhje me A2 Puls me Bruna Çifligun gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi, tha se Drafti parashikon uljen e numrit të bashkive nga 71 në një interval prej 40 deri në 50, ndërsa qarqet nuk do të ndryshojnë.

“Puna e Komisionit të Reformës Territoriale ka përfunduar. Në datën 16 ka përfunduar afati i saj. Partia Socialiste nuk ka pranuar që të shtyhet puna e komisionit ndryshe nga kërkesa e Partisë Demokratike e cila kërkoi që të shtyhet deri në tetor ashtu siç bëri komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore. Partia Socialiste ka dorëzuar dhe pritet që me datën me 23 korrik në seancën e fundit të këtij sesioni të lexojë dhe të bëjë me dije edhe qasjen e Partisë Socialiste përsa i përket ndarjes së re territoriale. Nuk ka dakordësi për numrin e bashkive, ku njëra palë kërkon më shumë bashki Partia Demokratike, Partia Socialiste kërkon më pak bashki. Tashmë do shkojmë në mënyrë të njëanshme nga ana e Partisë Socialiste, e cila nuk pranon të shtyhet më tej, por kërkon që të ndryshojë numri i bashkive dhe nga ana tjetër që të shkojë në zgjedhjet e 2027-s në zgjedhjet lokale të shkojë me ndarjen e re territoriale”.

Gazetarja e A2 CNN theksoi se mazhoranca synon që projektligji të depozitohet si nismë deputetësh dhe të miratohet në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.

“Zoti Arbian Mazniku tha që nuk do kemi më një ndryshim apo një riformulim apo një rikonceptim të komisionit, një komisioni të ri të reformës territoriale. Por në datën 23 do të jetë zoti Arbian Mazniku, ai që do lexojë edhe për sa i përket skenarit të cilin Partia Socialiste, më pas në shtator dhe në tetor pritet që të miratohet ndarja e re territoriale dhe për të shmangur, duhet të themi dhe konsultimin publik, për të marrë sa më sa më pak kohë, Partia Socialiste ka menduar edhe këtë e konfirmoi dhe zoti Mazniku për A2 CNN që nisma, projektligji do të vijë me nismë deputeti. Anëtarët e Partisë Socialiste në komisionin e posaçëm të reformës territoriale do të firmosin draft ligjin, që më pas të vijë në parlament dhe pasi të depozitohet në parlament do duhet që t'i kalojë kryetarëve të bashkive dhe më pas këshillit që të japin mendimin e tyre për sa i përket këtij drafti dhe më pas të miratohet në parlament. Partia Socialiste është e mendimit dhe ka si objektiv që në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit të miratohet ndarja e re territoriale”.

Pas miratimit të hartës së re, do të vijojë një fazë e dytë për rishikimin e funksioneve dhe financimit të bashkive dhe rajoneve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos