Vota e diasporës, Celibashi: Nuk ofrojmë regjistrim në terren, kushdo që prezantohet si përfaqësues i KQZ, të denoncohet

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2025, 10:51 | Politikë

Vota e diasporës, Celibashi: Nuk ofrojmë regjistrim në terren,

Kryekomisioneri shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka njoftuar se regjistrimi i votuesve nga jashtë kryhet vetëm nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), dhe jo në terren. Në një njoftim të publikuar në profilin e tij në Facebook, Celibashi thekson se e vetmja ndihmë për çdo votues nga jashtë ofrohet përmes telefonit, mesazheve në WhatsApp, Chatbot-it dhe Email-it zyrtar të KQZ-së.

Sipas tij, KQZ nuk ka autorizuar asnjë person tjetër që, në emër dhe për llogari të institucionit, të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë. Ai apelon s ekushdoi q ëparaqitet si i tillë të denoncohet pranë prokurorisë.

Deklaratë Publike: KQZ Nuk Ofron Regjistrim në Terren

Regjistrimi i votuesve nga jashtë kryhet vetëm nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila mund të aksesohet në ëëë.kqz.gov.al ose përmes aplikacionit zyrtar të KQZ për telefona smart.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka ofruar dhe nuk ofron asnjë lloj ndihme apo mbështetje për regjistrimin në terren. E vetmja ndihmë dhe mbështetje për çdo votues nga jashtë ofrohet ekskluzivisht nga Qendra e Ndihmës pranë KQZ dhe vetëm përmes:

✔️ Thirrjeve telefonike

✔️ Mesazheve në ËhatsApp

✔️ Chatbot-it

✔️ Email-it zyrtar të KQZ

KQZ nuk ka autorizuar asnjë person tjetër që, në emër dhe për llogari të institucionit, të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë.

Kushdo që konstaton persona që prezantohen si përfaqësues të KQZ në ambiente të tjera, jashtë institucionit, duhet ta denoncojë menjëherë rastin pranë organit të prokurorisë.

Përtej kësaj, KQZ siguron të gjithë votuesit nga jashtë se procesi i regjistrimit është në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të vendeve të Bashkimit Europian, i mbrojtur nga çdo interes, ndikim politik apo partiak.

KQZ nuk ka autorizuar askënd tjetër që në emër dhe për llogari të këtij institutioni të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë, as për brenda vendit dhe më shumë akoma as për jashtë vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos