Nëse rruga e pashtruara të ndonjë fshati prek vetëm banorët e atij fshati, rruga e pashtruar që të çon drejt varrezave publike të Këlcyrës prek të gjithë banorët e kësaj bashkie.
Veçanërisht gjatë periudhave me shi rruga është thuajse e pakalueshme nga këmbësorët dhe ata që shkojnë për të kujtuar të afërmit e tyre duhet të lëvizin vetëm me makina.
Në Bashkinë e Këlcyrës jashtë kamerave thonë se ky aks do të rehabilitohet gjatë vitit2025, por pa dhënë asnjë detaj më tepër. Sipas banorëve, ky është premtimi i radhës si shumë të tjerë ndër vite që nuk janë mbajtur nga pushteti lokal. (A2 Televizion)