Për dy ditë me radhë, farmacistë nga Shqipëria dhe Kosova u bën pjesë e një trajnimi të përbashkëta. Përditësimi i njohurive nëpërmjet 150 lektorëve, shkëmbimi i eksperiencave, por edhe avancimi i mëtejshëm i dijeve në profesionin e tyre, ishin disa nga temat e diskutuara në një konferencë të përbashkët. Në këto takime u parashtruan edhe problematika të tregut farmaceutik.
Pjesëmarrësit nga Kosova, kërkuan që me Shqipërinë të ketë më shumë bashkëpunim sa i përket tregut farmaceutik.
Një nevojë e rëndësishme e Shqipërisë është edhe prodhimi vendor i barnave, për të shmangur vartësinë nga vendet e importit.
Konferenca të tilla zhvillohen periodikisht dhe me një pjesëmarrje të madhe të farmacistëve, të cilët e shohin këtë trajnim si një mundësi për të thelluar njohuritë e tyre. (A2 Televizion)