Në spitalin rajonal të Korçës, por edhe në qendrat shëndetësorë në gjithë zonën e juglindjes, mungon shërbimi logopedik. Thënë ndryshe është një fushë e mjekësisë që merret me problemet e të folurit që mund të hasen te fëmijët kryesisht, por edhe te moshat më të rritura.
Aktualisht, në Korçë është vetëm një mjeke logopediste, e cila shërben në shkollat speciale, si dhe në qendrën komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara. Këtë mungesë shërbimi e ndjejnë shumë prindërit të cilët kanë fëmijët që duan përkujdesje dhe trajtim logopedik në mënyrë që të përmirësojnë dhe të aftësojnë të folurën e tyre.
Njëra prej tyre, tregon për A2CNN vështirësitë që has në mungesë të këtij shërbimi.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se vetëm në qytetin e Korçës janë 200 fëmijë të kartelizuar që kanë nevojë për shërbimin e mjekëve logopedë, ndërkohë që numri i fëmijëve që kanë nevojë për këtë shërbim është më i lartë, pasi ka fëmijë që janë të paregjistruar ose prindërit besojnë se problemet do të rikuperohen me kalimin e viteve. (A2 Televizion)