Barinjtë e fshatit Kaludh në Njësisë administrative të Petranit në bashkinë e Përmetit prej disamuajsh janë në hall me një person i cili sipas tyre ka ardhur nga një fshat tjetër dhe në mënyrë të kundërligjshme dhe abuzive u ka zaptuar dhe u shfrytëzon kullotat dhe tokat e tyre bujqësore.
Barinjtë janë shprehur se që nga dhjetori i vitit të kaluar e në vazhdim i janë drejtuar njësisë administrative, bashkisë së Përmetit e deri policisë, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe aq më pak zgjidhje.
Barinjtë kanë kërkuar edhe ndihmën e medias në mënyrë që të mos përshkallëzohet problematika me vetëgjyqësi.
Problematika pranohet edhe nga kryeplaku i fshatit Kaludh. Sakaq nga komisariati i policisë së Përmetit, konfirmohet se janë në dijeni të rastit dhe po hetohet mbi këtë konflikt. (A2 Televizion)