Shtesa të reja në fjalorin shqip

Nga Opinion, nga Lutfi Dervishi
29 Mars 2024, 21:12 | Sociale

Shtesa të reja në fjalorin shqip

Robin Hudi: Vjedh aty ka ka shumë! Në buxhetin e shtetit mban pjesën e luanit për vete dhe pjesën tjetër e ndan me shefat e varfër

Picasso i Trotuareve: Mjeshtri i krijimit të rrugëve që inspektohen pa fund, që të çojnë askund dhe nuk jep llogari kurrkund.

Ndërtuesi Fantazmë: Specializohet në ndërtimin e ujësjellësve që nuk sjellin ujë, linjave që nuk sjellin energji, rrugëve që copëtohen në lote, faza, segmente dhe pastaj shemben.

Magjistar i Buxhetit: Mund të bëjë që fondet publike të zhduken edhe pa ndihmën e një shkopi magjik, ose të një kapele.

Fantazma Fiskale: Ndihmojnë në transferimin e pasurive nga thesari publik në llogaritë e kompanive fantazmë, duke lënë pas vetëm një vrimë të zezë financiare.

Mashtruesi i Madh: Mund të të bindë se është duke ndërtuar ura, kur në të vërtetë po ndërton kështjella në qiell.

Mjeshtër të Merituar në vjedhje: Mbajnë një PhD në vjedhje, me tezën “mbi implikimet etike në grabitjen e fondeve publike.

Kopshtari i Korrupsionit: Kultivon një kopsht të korrupsionit, ku çdo farë e korruptuar lulëzon dhe çel skandale çdo ditë të javës.

Xhambazë publik: Duan të bindin se vjedhin nga halli e jo nga malli.

Zotërinjtë e fatit: Ata që rrotullojnë rulon e fatit për të përcaktuar se cili projekt 'fiton' tenderin, ndërkohë që rezultati është vendosur që  do të fitojnë ata vetë.

Gjenitë e Zhdukjes së Provave: Mjeshtrit që çdo gjurmë e kthejnë në bëhet avull, duke lënë pas vetëm hijet e dyshimeve dhe togfjalëshin: akuza politike

Konsulentët e Realitetit Alternativ: Ofrojnë zgjidhje për problemet që nuk ekzistojnë dhe drejtojnë fonde për projekte që asnjëherë nuk do të shohin dritën e diellit.

Sipërmarrësit e Gjelbërimit: Ata që premtojnë të kthejnë çdo qindarkë të investuar në gjelbërim, ndërsa në fakt, e vetmja gjë që gjelbëron është llogaria bankare.

Analistët e Ajrit: Ekspertë në justifikimin e vjedhjeve publike që rrotullojnë gjuhën, lëshojnë fjalë pa fund në eter me përjashtim të togëfjalëshit: “po vjedhin”

Qytetari sylesh: Sheh që vidhet, fërkon sytë dhe thotë: “ata të tjerët janë më keq se këta tanët”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli