Lumi i egër po kërcënon banesat në Kashisht

Nga Gazment Janku
28 Mars 2024, 11:23 | Sociale

Lumi i Vjosës po kërcënon çdo vit e më shumë fshatin Kashisht në Bashkinë e Fierit. Ujërat e tij, duke gërryer sipërfaqe toke, kanë ardhur shumë pranë banesave të Kashishtit, duke i rrezikuar seriozisht ato.

Banorët e zonës shprehen se afrimi i lumit me zonën e banuar në dekadën e fundit ka qenë i konsiderueshëm, ndërsa pritat që mund të mbronin banesat janë ato të kohës së komunizmit, të cilat nga dita në ditë po dalin jashtë funksionit të tyre.

Situata vlerësohet e rrezikshme për banesat dhe nga kryetari i njësisë administrative të Frakullit, sipas të cilit pritat e bëra para dy vitesh nuk e kryen funksionin, ndërsa aktualisht duhen ndërtuar prita të reja.

Ndërkohë, edhe sipërfaqja e tokës bujqësore që rrëmbehet nga Vjosa çdo vit është e konsiderueshme dhe banorët e fshatrave të ndryshëm përgjatë rrjedhjes së lumit kërkojnë marrjen e masave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos