Katër mijë mësues të arsimit fillor, të gjuhës shqipe, të shkencave ekzakte dhe kompjuterike kanë nisur trajnimin nga universitetet publike. 130 pedagogë të fakulteteve mësuesisë janë përfshirë në trajnimin e detyruar të arsimtarëve.
Specialistë të ministrisë së arsimit thonë se ky proces nis intensivisht fundjavën e parë të muajit prill dhe fillimisht me mësuesit më të rinj.
Por çfarë pritet të ndryshojë tek mësuesit pas 12 orësh trajnim nga ish pedagogët e tyre?
Pas çdo faze trajnimi mësuesit do të vlerësohen për njohuritë e marra por rezultatet e testimit nuk do të jenë penalizuese ndaj tyre.
Projekti për trajnimin e arsimtarëve do të zgjasë dy vjet. Ai financohet nga ministria e arsimit dhe do të përfshijë në këtë proces të detyruar 16 mijë mësues nga i gjithë vendi. (A2 Televizion)