Shëndeti mendor po shfaqet gjithnjë e më shumë me raste të shtuara, si dhe me komplikacione nga më të ndryshmet në popullatë.
Në Vlorë, ku ndodhet një nga spitalet psikiatrike në vend, personat që kërkojnë ndihmë për probleme të shëndetit mendor, po barazohen me ato që kërkojnë ndihmë për virozat e stinës në 24 orë.
Psikiatri rendit edhe llojet e shqetësimeve, si dhe grupmoshat më të prekura që kërkojnë ndihmë.
Spitali psikiatrik i Vlorës “Ali Mihali” mbulon gjithë rajonin e Jugut, sa i takon trajtimit të personave me probleme të shëndetit mendor, që nga Lushnja deri në Himarë. (A2 Televizion)