Leskoviku në pikë të hallit! Pa mjekë, pa të rinj dhe vetëm me 1 lindje

Nga A2 CNN
19 Mars 2024, 14:43 | Sociale

Leskoviku, me 3 mijë banorë të regjistruar zyrtarisht, duket se po kthehet në një qytezë fantazmë. Nga viti në vit, përveçse po shpopullohet më shpejtësi, në këtë qytet, po ndihen edhe mungesat e shërbimeve parësore të banorëve siç është shërbimi shëndetësor.

Aktualisht, në qendrën shëndetësore ndodhet vetëm një mjeke, e cila ka dalë në pension, por që vijon të shërbejë me sa mundet.

Banorët, shumica e të cilëve në moshë të tretë tregojnë vështirësitë që kanë për të marrë ndihmën mjekësore.

Edhe lindjet në këtë qytezë janë me pikatore. Ndërsa ish-arsimtarët e Leskovikut i druhen edhe mbylljes së shkollës së mesme, që më parë numëronte deri në 400 nxënës dhe konviktorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos