Busti i Hasan Prishtinës në “Normalen e Elbasanit”

Nga Gazment Janku
7 Mars 2024, 15:05 | Sociale

Hasan Prishtina, një nga financuesit kryesore të përhapjes së gjuhës shqipe, si dhe përgatitjes së mësuesve të rinj shqipes, tashmë do të ketë bustin e tij në Normalen e Elbasanit.

Kjo shkollë e ngritur pikërisht për përgatitjen e mësuesve, është ndihmuar në punën e saj nga veprimtaria patriotike e Hasan Prishtinës dhe në ditën e mësuesit, pasardhësit e tij i kanë bërë dhuratë shkollës normale të Elbasanit bustin e Hasan Prishtinës.

Stërnipi i tij ndihet mjaft i vlerësuar për rolin e paraardhësit të tij, të cilin po përpiqet ta përçojë më tej edhe në ditët e sotme.

Është një ndjenjë krenarie e veçantë, njëkh2ësisht edhe përgjegjësi. Ne për aq sa mundemi, edhe si trashëgimtarë të tij, mundohemi që të krijojmë një vazhdimësi të kësaj fryme. Kjo nënkupton edukatën për qytetarin, se si duhet ta dojë shtetin dhe sa duhet të kontribuojë për shtetin”, tha Mehmet Prishtina.

Në vitin 1910, Hasan Prishtina, shkriu tërë pasurinë që e posedonte në qytetin e Shkupit për të dërguar nxënësit nga “Klubi i Shkupit” në shkollën “Normale të Elbasanit”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli