Infermieri artist, pandemia i zbuloi talentin në pikturë e skulpturë

Nga Gazmend Janku
3 Mars 2024, 17:25 | Sociale

Periudha e pandemisë nga Covid-19, përveç shumë pasojave që solli, ka nxjerrë në pah edhe talente të ndryshme të shumë personave, që në kushtet e një jete të ndryshme nga ajo që ishin mësuar të bënin, shfaqen aftësitë e tyre në fusha të tjera nga ato që bënin.

E tillë është edhe historia e Arzan Tashit, infermierit të urgjencës në spitalin rajonal të Elbasanit. Pandemia i shfaqi atij talentin për pikturë dhe deri diku për skulpturë. Por natyrisht punimi i parë në telajo do të kishte lidhje me profesionin e tij.

Arzani tregon edhe pasionin e tij që i mbeti vetëm në ëndërr, por që ka mundur ta shprehë në art. Disa nga punimet e Arzanit janë vendosur në korridoret e urgjencës së Elbasanit dhe shefi i kësaj urgjence shprehet se Arzani përveçse me punën e tij si infermier, kënaq pacientët edhe me pikturat e tij.

E ardhmja pritet të tregojë nëse infermierin piktor, do ta tërheqë më shumë urgjenca e spitalit apo telajoja e piktorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos