Gripi nuk po ndalet, raste të shtuara edhe në prag pranvere

Nga Ornela Joti
29 Shkurt 2024, 15:16 | Sociale

Qarkullimi i gripit dhe i virozave të tjera nuk po njeh të ndalur.

Ndryshe nga tre vitet e fundit, 2024  po shënon nivele të larta infektimesh dhe riinfektimesh, nga Ah1n1 por dhe mbivendosje të disa infeksioneve njëkohësisht. 

Mbi 1 5400 persona raportohen të sëmurë vetëm javën e fundit ndonëse shifrat e të prekurve janë shumë  më të larta pasi jo të gjithë i drejtohen  mjekut të familjes apo urgjencave në spitale.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik theksojnë se ka nisur një rënie e lehtë e rasteve krahasuar më pikun që u arrit në mesin e muajit shkurt.

Sipas epidemiologëve, kurba e infektimeve këtë sezon dimri pati luhatje të mëdha për shkak të pranisë së shumë viruseve njëkohësisht.

Krahas gripit dhe Covidit, në qarkullim vijon të jetë virusi respitator Sinincial dhe shumë viroza të tjera.

Fëmijët e moshave shkollore, 5 deri 14 vjeç, vijojnë të jenë më të prekurit nga infeksionet respitarore.

Referuar edhe mjekëve pediatër në urgjenca dhe qendra shëndetësore këtë vit u vu re jo  vetëm agresivitet i lartë i gripit por  zgjatje në kohë e tij dhe rikthim i sëmundjes brenda pak javësh.

Në këtë prag pranvere, qytetet m qarkullimin më të lartë të gripit  janë Tropoja, Korca, Durrësi dhe Berati.

Sezoni i gripit zgjat deri në fund të marsit dhe krahas tij në pranverë shtohen edhe alergjitë e stinës.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik vijon monitorimin në shkallë vendi edhe për përhapjen e fruthit dhe vaksinimin e fëmijëve që nuk kanë respektuar kalendarin e detyrueshëm në moshat 1 dhe 5 vjeç. 

Në dy muajt e parë të 2024 janë  prekur nga fruthi 31 persona, pjesa më e madh e fëmijë të moshave 5 deri 9 vjeç.

A2 CNN Livestream

Dita jonë