Lartësuan vlerat e Bektashizmit, vlerësohen me tituj nderi tre klerikë

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2024, 14:51 | Sociale

Në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, u organizua ceremonia përkujtimore për tre figura të rëndësishme, Dede Ahmeti, Ali Riza Dede dhe Baba Sherif Canometaj.

“Klerikët famëlartë, mistik, që e donin Islamin e në thelb bektashizmin, që mençuria, dituria e largpamësia e tyre na bën këta që jemi sot, të fortë përballë ndryshimeve globale e të palëkundur në zbatim e normave, urdhëresave, e doktrinës bektashiane. Dede Ahmeti, Ali Riza Dede dhe Baba Sherif Canometaj figura që me krenari i kujtojmë sot kishin të përbashkët mistikën dhe dashurinë për njeriun.” – tha në fjalën e tij Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Gjithashtu nga “Selia e Shenjtë” iu dha titulli “Nderi i Qarkut të Elbasanit” (pas vdekjes), baba Sherif Canometaj nga Këshilli i Qarkut të Elbasanit.

Lartësuan vlerat e Bektashizmit, vlerësohen me tituj nderi tre

Ndër të tjerë, kryegjyshi vlerësoi me certifikata mirënjohje kryetaren e Këshillit të Qarkut Elbasan, Ermira Urupi, prefekten Majlinda Peza Perriu dhe kryetarin, Gledian Llatja.

Në ceremoninë përkujtimore të pranishëm ishin përfaqësues të besimeve fetare në vend, politikanë, artiste dhe mjaft besimtarë në Odeonin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos