Fshati Burimas në bashkinë e Maliqit është nga ato fshatra që e ka marrë emrin nga ajo çfarë natyra i ka falur me bujari këtij fshati, bujari të cilën banorët aktualë nuk munden ta përdorin dhe më aq më pak ta shijojnë.
Kur bashkëbisedon me banorët për këtë problematikë e kupton edhe harresën e pushtetit lokal ndaj problemeve të këtij komuniteti.
Dhe kjo është një nga arsyet kryesore që Burimasi sot strehon vetëm moshën e tretë, pasi pjesa më e madhe e popullsisë se dikurshme është detyruar të migrojë dhe emigrojë brenda dhe jashtë vendit. (A2 Televizion)