Ahmet Sylejmani nga fshati Muriqan i Shkodrës, i cili përpiqen të punojë tokën që ka me kultura të ndryshme bujqësore, ka denoncuar një fenomen që ai e ka konstatuar rastësisht. Nisur nga moskryerja si duhet e efektit të plehrave kimike teksa hidhen pranë bimëve apo spërkaten pemët frutore, 71 vjecari bëri një provë të thjeshte duke e lënë për 10 ditë plehun kimik të ullirit në ujë për ta tretur. Rezultati, sipas tij ishte më shumë se i çuditshëm.
Sylejmani deklaron qe edhe plehrat e tjerë që treten në ujë e kanë efektin e tyre me sasi shumë të vogla ujis se sa reklamohen.
Të njëjtën problematikë hasin edhe fermerët e ullinjve në zonën e Mallkastrës
Ndërkohë zyrtarë të drejtorisë rajonale të bujqësisë në Shkodër janë shprehur se nuk janë në dijeni të kësaj problematike, ndërsa theksojnë se është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që duhet të sqarojë këtë denoncim të fermerëve. (A2 Televizion)