Hakerat që sulmuan faqen e Institutit të Statistikave kanë fshirë informacione në 6 kompjutera.
Në total, ata rezulton të kenë infektuar 40 kompjutera përmes teknikës “Wiper”. Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike dhe Certifikimit Elektronik raporton se pas sulmeve të 1 shkurtit ndaj INSTAT janë hakerat e “Homeland Justice”, të sponsorizuar nga Irani.
Në fund të deklaratës, AKCESK thekson rëndësinë e një përgjigjeje proaktive dhe strategjike ndaj kërcënimeve të sofistikuara kibernetike. (A2 Televizion)