Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

“Mbroni jetën e fëmijëve, feja nuk mund të përdoret si pretekst”, Komuniteti Mysliman për vaksinimin

Nga Ornela Joti
7 Shkurt 2024, 17:41 | Sociale

Feja nuk mund të përdoret si pretekst për mosvaksinimin e fëmijëve. Në këtë kohë të shpërthimit të fruthit dhe refuzimit të vaksinës nga shumë prindër, edhe të besimeve të ndryshme fetare, Komuniteti Mysliman u bën thirrje besimtarëve të mos ndërmarrin hapa ekstreme për jetën e fëmijëve të tyre.

Në Kuran dhe në librat e tjerë të shenjtë, thonë drejtues të këtij komuniteti, nuk citohet dhe as predikohet neglizhimi i mjekësisë. Numri dy i Komunitetit Mysliman, Taulant Bica, garanton se në të gjitha medresetë dhe institucionet e tjera arsimore nën ombrellen e komunitetit, nuk ka fëmijë të pavaksinuar. Ndërsa si baba i dy fëmijëve, nënkryetari i Komunitetit Mysliman tregon se nuk ka hezituar asnjëherë për vaksinimin e tyre.

Një ditë më parë, mjekët e konsultoreve kërkuan ndërgjegjësimin e prindërve refuzues për t’u bërë fëmijëve vaksinën e fruthit dhe gjithë të tjerat sipas kalendarit të detyrueshëm.

Ndërkohë, sipas IShP, rezulton se vetëm në Tiranë janë 13 mijë fëmijë të moshës 0-5 vjeç të pavaksinuar ndaj fruthit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli