Njohja reciproke e pensioneve, të martën finalizohet marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2024, 17:13 | Sociale

Njohja reciproke e pensioneve, të martën finalizohet marrëveshja

Pas shumë vitesh negociatash mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, të martën pritet të finalizohet marrëveshja për njohjen reciproke të kontributeve për sigurimet shoqërore.

Qytetarëve shqiptarë dhe atyre italianë, të cilët për 30 vite kanë kontribuar në ekonominë e të dy vendeve, do t’u njihet e drejta e pensioneve. Nga firma përfundimtare që pritet të hidhet në dokumenta të martën në Romë, ndërmjet dy ministrave të Jashtëm, Igli Hasani dhe Antonio Tajani, sipas Ministrisë së Jashtme shqiptare pritet të përfitojnë rreth 200 mijë emigrantët e parë shqiptarë.

Ky vendim ndërmjet dy shteteve erdhi pak ditë pasi Kushtetuesja i dha dritë jeshile ngritjes së kampit për emigrantët e huaj në Shëngjin për llogari të Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos