Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Investimi 17 mln euro, ujësjellësi i Vlorës për 22 muaj garanton ujë 24 orë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2024, 12:29 | Sociale

Investimi 17 mln euro, ujësjellësi i Vlorës për 22 muaj

Ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve në Vlorë ka hyrë në një fazë mjaft të rëndësishme të investimeve, që synojnë përmirësimin e ndjeshëm të furnizimit me ujë të të gjithë qytetit, përfshirë investime edhe në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Investimet dhe projekti tashmë janë detajuar duke përcaktuar edhe afate konkrete.

Kemi bërë planin e zhvillimit për të gjithë territorin e bashkisë Vlorë. Përfshin zonën më të madhe të Vlorë, ku është i gjithë rrjeti i lidhjeve të reja, të cilat do të kryhen punimet. Në këtë parashikim do të jetë edhe uji që lidhet nga prodhimi deri në depon kryesore. Ky projekt ka një fazë që zgjat 22 muaj, që do të përshtatet për të mos krijuar probleme me qarkullimin apo procese të tjera të jetës së përditshme”, tha Sokol Kananaj, drejtor i UK Vlorë.

Sipas drejtuesit të UK Vlorë, zona turistike e Lungomares pritet të ndikohet pozitivisht nga këto investime që në verën e këtij viti.

Këtë projekt ne e fillojmë shumë shpejt. Pjesa më e madhe kap pjesën pa arritur sezoni, shpresoj se ky projekt do të jetë drejt përfundimit.

Sakaq Kananaj u ka bërë apel të gjithë bizneseve në zonën e Lungomares që të marrin masa për të shmangur derdhjen e drejtpërdrejtë të ujërave të zeza, derisa të lidhen me rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit.

Investimet, parashikojnë edhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për debitorët kryesisht ato të mëdhenj dhe biznese, ku ka filluar puna së bashku me përmbarimin për bllokimin e llogarive deri në shlyerjen e faturave ose përpilimin e aktmarrëveshjeve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi