Trajnim me detyrim për mësuesit, Gjini: Si do të kryhet pagesa sipas meritës

Nga A2 CNN
31 Janar 2024, 18:52 | Sociale

Trajnim me detyrim për mësuesit, Gjini: Si do të kryhet pagesa

Zamira Gjini, Drejtoreshë e Politikave Arsimore në Ministrinë e Arsimit, ishte e ftuar në një lidhje live për “Ditari i Pasdites” në A2 CNN nga Bruna Çifligu.

E pyetur se si do të funksionojë pagesa sipas meritës së çdo mësuesi, Gjini tha se në fokus të qeverisë shqiptare, ky profesion ka qenë një prioritet, ndaj edhe nga viti në vit paga për ta është rritur. Ndërkohë, ajo vuri në dukje faktin se këtë vit pagat e tyre do të shkojnë 950 euro.

"Qeveria e ka pasur prioritet rritjen e pagës së mësuesve, ashtu sikurse ka ndodhur vit pas viti. Madje edhe këtë vit, sikurse e deklaroi edhe vetë Kryeministri, paga e mësuesit do të jetë 950 euro. Profesioni i mësuesit është një profesion i nderuar në shoqërinë tonë, ndaj edhe qeveria shqiptare i kushton vëmendje kësaj shtrese për ti shtuar pagën. Për çdo kualifikim që bën mësuesi, ka një shtesë në pagë, që është përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave.”, tha Zamira Gjini.

Ajo foli gjithashtu mbi nismën më të fundit të këtij institucioni mbi trajnimin e të gjithë mësuesve mbi metodat e mësimdhënies në disa shtylla, një ndër të cilët do të jetë edhe mësimi digjital, ku mësuesit do të ndjekin disa trajnime që lidhen me lëndët e shkencës, për të “përqafuar” në këtë mënyrë risitë teknologjike.

“Është një program që ka disa kohë që po përgatitet nga ministria. Mësuesit do të trajnohen për metodat e mësimdhënies, në disa shtylla. Një ndër to do të jetë edhe mësimi digjital. Do të ketë trajnime me orë mësimore që lidhen me lëndët e fushës së shkencës. Ajo që do të synohet është që si mësuesit të përdorin teknologjinë në orët mësimore.”, u shpreh ndër të tjera znj. Gjini.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos