Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Familja mes skamjes dhe frikës për jetën, çifti i invalidëve apelon për ndihmë

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
30 Janar 2024, 10:51 | Sociale

Familja mes skamjes dhe frikës për jetën, çifti i

Pamundësi ekonomike, pamundësi fizike për të punuar dhe një banesë me tulla balte që të kall frikën kur e shikon se në çfarë gjendje është. Në këto kushte jetojnë prej vitesh tre anëtarët e familjes Hykollari në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Kryefamiljari me aq sa mundet tregon tregon jetën e tij.

“Nuk ia kam dalë dot, me zor shumë. Vetë sakat, nusja sakate, vetë jam papunë, nuk punoj dot prej krahut, jam aksidentuar me makinë”, thotë invalidi Fetah Hykollari.

Ta pyesësh çiftin e bashkëshortëve se si ia dalin të mbijetojë nuk kanë shumë se çfarë të tregojnë.

“Me një kemp prej 75 mijë lekësh dhe 45 mijë asistencë. Nuk na dalin. Në të keq. Më ndihmon ndonjë”.

Sikur të mos mjaftojë varfëria dhe pamundësia fizike, kjo familje është në rrezik në çdo moment nga banesa që duhet t'i mbrojë. Muret janë çarë gjithandej dhe ngrehina e ndërtuar me baltë nuk premton shumë, ndërsa kryefamiljari shpreson në pritje.

“Ishallah vë dorë qeveria apo dikush tjetër. Prej 3 vjetësh po pres”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli