Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 11%

"Qumështi më lirë se uji", 'Konkurrenca' zgjat afatin e hetimit ndaj grumbulluesve

Nga Marjo Brakaj
25 Janar 2024, 18:10 | Sociale

"Qumështi më lirë se uji", 'Konkurrenca'

Katër kompanitë më të mëdha të prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij do të mbahen në hetim të thelluar deri në 30 qershor.

Kjo për shkak të dyshimeve se këto subjekte mund të kenë shfrytëzuar pozitën e tyre dominuese në treg për të parapërcaktuar çmimet e qumështit të deles.

Në shenjë proteste ndaj grumbulluesve që kanë ulur çmimet, të martën fermerët bllokuan rrugën në Levan të Fierit.

Sakaq, nga viti 2018 ka rënë ndjeshëm numri i të leshtave në vendin tonë. Numërohen rreth 280 mijë krerë më pak dele deri në 2022 çka flet për situatën e rënduar të blegtorëve.

Përballë kësaj situate, rritja e çmimit të qumështit të deleve nga kompanitë përpunuese për të plotësuar nevojat e tyre, nxiti blegtorët vitet e fundit të investojnë më shumë në prodhimin e qumështit nga të leshtat.

Përpunuesit e ua blenë atyre qumështin nga 80 lekë në 2022 në 180 lekë në 2023. Por për shkak të kostove të përpunimit, ata sot kërkojnë të ulin çmimin e blerjes së qumshtit nga prodhuesit në 120 lekë/litër.

Kjo ka nxitur konfliktin mes dy kategorive të këtij zinxhiri ushqimor. Disbalancën në tregun e qumështit ekspertët e lexojnë si një situatë të shkaktuar nga politikat e munguara të qeverisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu