Trafikimi i qenieve njerëzore mbetet një fenomen shqetësues edhe për Shqipërinë. Në nisjen e një fushate ndërgjegjësuese, zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, bëri të ditur se një problem i shtuar për trafikimin mbetet dhe teknologjia, për të cilën në Shqipëri do të ngrihet një ligj i posaçëm për dhunën në rrjetet sociale.
“Po dalin në pah probleme nga teknologjia dhe ndaj ne po bëjnë disa ndryshime ligjore për dhunën online. Do ngrihet një ligj ose një kuadër ligjor për të trajtuar këtë problematikë’, deklaroi Kuko.
UNICEF bën të ditur se në Shqipëri, për vitin 2023, në grackën e trafikimit kanë rënë 110 qytetarë. Murat Sahin, përfaqësuesi i UNICEF-it, u shpreh: “Në vitin 2023, qeveria shqiptare dhe OJQ-të identifikuan 110 viktima të mundshme dhe dy viktima zyrtare të trafikimit, nga të cilat 67% ishin fëmijë dhe 29% gra. Përvoja e UNICEF-it sugjeron se numri i fëmijëve që bien viktima të trafikimit është më i lartë se sa raportohet globalisht”.
Pjesë e hapjes së fushatës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ambasadori i Mbretërisë Së Bashkuar në Tiranë, Alastair King Smith, i bëri thirrje qeverisë shqiptare për frenimin e emigracionit të paligjshëm, pasi trafikantët synojnë këto grupe: “Ka një ulje me më shumë se 90% të emigrantëve nga 933 vitin e kaluar nga 12 mijë në 2022”.
Sipas British Council, 2/3 e të rinjve duan të ikin nga Shqipëria dhe trafikantët e shfrytëzojnë këtë gjë. Ndaj, duhet që të rriten mundësitë e të rinjve për punësim dhe mbështetje në Shqipëri.
Pre e trafikimit bien kryesisht fëmijët, por dhe të rinjtë. (A2 Televizion)